Thesari i braktisur! Në Kaliforni gjenden disa makina “Porsche 928”

Së fundmi në Kaliforni të SHBA-së janë gjetur 13 vetura të “Porsche 928″, të braktisura në një fushë.  Modeli 928 është tejet i dëshirueshëm nga koleksionistët.

Steve Rhodes, po vëzhgonte vendet për një shfaqje televizive pranë një gurore të vjetër në veri të Moorpark në Qarkun Ventura, ku edhe ka hasur makinat në fjalë.

“Një nga miqtë e pronarit të kësaj tokë kërkoi të ruante disa makina. Dhe pothuajse kurrë nuk u kthye”.

Fotografitë e Rhodes tregojnë se makinat janë mbuluar nga pluhuri dhe ngjyra e tyre është zbehur.

Ai tha se pronari i këtyre nuk është i interesuar që t’i shesë.

“Pronari është akoma prezent, nuk dëshiron që t’i shesë, por duket se ka humbur interesin për t’i rregulluar ato”.

LEXO EDHE:

Back to top button