Thuhet se Yll Limani mund të ketë nisur një romancë me modelen, por si është e vërteta?

Dajana Kalo është një nga modelet më të bukura dhe premtuese në Kosovë, e cila pëlqehet shumë nga publiku. Ajo u bë e njohur sidomos pas pjesëmarrjes në klipin “Zili zili” të Dafina Zeqirit, ku të dyja dukeshin në super formë.

Mirëpo, së fundmi ajo është vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përflitet se mund të ketë nisur një romancë me Yll Limanin. Prej ditës së djeshme shumë media kanë shkruar se dyshja “po ngacmohen” publikisht dhe se mund të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre.

Megjithatë faktet nuk janë shumë domethënëse. E gjitha filloi kur Dajana publikoi një foto me mbishkrimin “Do të të them një sekret?”. Mes shumë komenteve ra në sy ai i Yll Limanit, i cili kishte shkruar “Po!”.

“Pres të martohem.”- ia kishte kthyer me nota humori modelja si për të treguar se ky ishte sekreti në fjalë. Ndërkohë këtij komenti, Ylli i është përgjigjur me një emoji të një dore duke shkruar.

Mirëpo, më tej ujërat i trazoi ndërhyrja e Endit Mërtirit, i cili ka shkruar “uuuuuu”, dhe sërish ishte këngëtari që ka ndërhyrë duke shkruar “2021” me emoji duke qeshur me lot. Kurse Dajana ka shkruar “obobo”.

Mirëpo, burime pranë Yll Limanit e mohojnë atë që kanë shkruar mediat, duke bërë me dije për “iconstyle.al” se janë thjesht miq. Të paktën momentalisht…jetës kurrë nuk i dihet! Madje, thuhet edhe se po punojnë për një projekt të përbashkët. Sakaq, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave.

LEXO EDHE:

Back to top button