Tifozët e Milanit kërcënojnë Dimarkon, lojtari kërkon falje

Anësori i Interit, Federiko Dimarko është kërcënuar nga tifozët ultras të Milanit, pas koreve dhe këngëve të italianit pas fitores së “Nerazzurrëve” në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Temperamenti në veri të Italisë është i lartë. Protagonist për keq është anësori i majtë i Interit, Dimarko, i cili është kërcënuar nga ultrasit e Milanit.

Gjithçka ka nisur nga disa këngë që Dimarko i këndoi së bashku me tifozët e Interit, pasi eliminuan Milanin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Disa orë pas ndeshjes, tifozët radikalë apo ultras të ekipit rival, Milanit, vizituan shtëpinë e Dimarkos dhe i vendosen një pankartë.

 

“Dimarko mendo të luajë… ose do të të bëjmë të gëlltisësh gjuhën”, shkruhet në pankartën që ultrasit e Milanit kishin varur në shtëpinë e lojtarit.

 

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ylli i Interit ka përdorur rrjetet sociale për t’i kërkuar falje tifozëve të Milanit.

 

“Të martën në mbrëmje pas ndeshjes e lashë veten të shkoj në një moment mendjelehtësie. Doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve të Milanit që u ndjenë të ofenduar”, ka shkruar Dimarko në profilin e tij privat.

LEXO EDHE:

Back to top button