Tifozët e Realit fishkëlluan Kilian Mbape-n në sfidën me Atletik Bilbao?!

Tifozët e Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” nuk janë shumë të kënaqur me Kilian Mbape-n. Ata e shohin francezin si një nga përgjegjësit për humbjen dhe eliminimit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve.

Francezi u fishkëllye kur u zëvendësua për shkak të lëndimit të mërkurën e kaluar. Por me sa duket tifozët e Realit nuk e kanë harruar ende eliminimin nga Liga e Kampionëve. Edhe në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos u konfirmua se tifozët e Realit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e fundit të sulmuesit.

Ishte minuta e 18-të kur kamerat në tabelën e stadiumit treguan Mbapenë duke parë ndeshjen nga tribunat. Reagimi i “Bernabeut” ishte i menjëhershëm duke fishkëllyer sulmuesin.

LEXO EDHE:

Back to top button