Tifozët kërkojnë largimin e Zidanit, Poketinjo në pritje

Tifozët e skuadrës së Real Madridit kanë mbushur rrjetet sociale pas humbjes 0-2 në terrenin e Shakhtarit, duke kërkuar largimin e Zinedin Zidan, por ky i fundit nuk ka ndër mend të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Jo, nuk do të jap dorëheqjen. Të gjithë do të vazhdojmë. Në pjesën e pare ishim shumë mirë në fushë, do të kishte ndryshuar shumë gjëra nëse do të shënonim ne të parët. Na dëmtoi goli i tyre se po luanim mirë. Kishim 2-3 raste, goditëm shtyllën. Nuk desh të hynte në portë dhe kjo na i komplikoi gjërat”, ishte shpjegimi i Zidan për humbjen.

Ndërkohë, tifozët vazhdojnë të kërkojnë një ndryshim në stolin e skuadrës, duke e menduar të mbyllur ciklin e Zidan në këtë ekip. Emri që qarkullon më shumë në Spanjë është ai i Maurisio Poketinjos, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar Realin në të kaluarën dhe tani shihet si alternativa më e mirë e mundshme për të ringjallur këtë skuadër që nuk bind më as me lojë dhe as me rezultate

LEXO EDHE:

Back to top button