Tifozët në stadium rikthehen në shtator ose tetor


Tifozët e futbollit kanë marrë një lajm të mirë. Pas një kohe të gjatë pa tifozë nëpër stadiume, duket se është koha që futbolli të rikthejë pjesën më të bukur – tifozët.

Mediat britanike njoftojnë se tifozët do të kthehen nëpër tribuna duke filluar nga muaji tjetër. Pritet që me lehtësimin e ardhshëm të masave në Britani të Madhe, një nga masat do të jetë edhe për stadiumet.

Sezoni i ri në Premierligë do të fillojë më 12 shtator dhe disa ndeshje do të testohen me praninë e tifozëve. Rikthimi i plotë i tifozëve pritet të bëhet në muajin tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button