Nesër takimi i radhës Zaev-Gashi, këto janë detajet

Është caktuar për nesër një takim në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës Afrim Gashi, shkruan Alsat.
Takimi pritet të mbahet në orën 14:00, te Klubi i Deputetëve, ndërsa pritet të diskutohet nëse AAA do të bëhet pjesë e Qeverisë.
Nga dy takimet që kanë pasur më herët Zaev dhe Gashi, nuk dhanë asnjë vendim përfundimtarë derisa nga takimi i fundit lideri i  Alternativës tha që do të vazhdon negociatat me LSDM-në, ku nga këto negociata pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button