Tomas Strakosha do të mbrojë në Premier Ligë

Tomas Strakosha tashmë është zyrtarisht një lojtar i Brentford në Premier Ligën e Anglisë. Gardiani i kombëtares së Shqipërisë, do të nisë kështu një aventurë të re në Angli, teksa largohet nga Italia pas disa vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Strakosha ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

“Portieri shqiptar Tomas Strakosha është bashkuar me një transferim të lirë, me skuadrën tonë, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare”, shkruan klubi anglez.

LEXO EDHE:

Back to top button