Tonali ka vendosur për të ardhmen, përpos interesimit të madhe të 4 skuadrave

Sandro Tonali ka shprehur përkushtimin e tij të fortë ndaj Njukasëllit, duke synuar t’i shpërblejë trajnerit Edie Hau, tifozëve dhe klubit për mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë pezullimit të tij 10-mujor nga lojërat e fatit, sipas “The Telegraph”.
Që prej rikthimit në aksion në gusht, mesfushori italian ka rikthyer formën e tij më të mirë, duke u bërë një figurë kyçe në treshen e fuqishme të mesfushës së Newcastle së bashku me Bruno Guimaraesh dhe Xhoelinton.
Edhe pse Tonali fillimisht pati vështirësi të përshtatej me ritmin e futbollit anglez dhe gradualisht u rikthye në skuadër nga Hau, 24-vjeçari tani po luan atë lloj futbolli që e bindi Newcastle ta nënshkruante atë nga Milan. Klubi e sheh atë si një pjesë qendrore të së ardhmes së tyre dhe dëshiron të ndërtojë rreth tij në vitet e ardhshme.
Mediat në Itali e kanë lidhur Tonalin me një rikthim në Serie A, veçanërisht te Juventusi, por edhe Interi dhe Milani kanë shprehur interesim për të. Në Angli Tonali kërkohet nga Man. Siti, por gjithnjë sipas mediumit anglez ai ka vendosur të mbetet te Njukasëll për t’i falënderuar ata për besimin.