Toni Kros me vërejtje të mëdha dhe të sinqerta për…..fanellën!?

Kur ai flet në podcast-in e tij “Einfach mal luppen”, sigurisht që nuk i kursen fjalët dhe komentet. Dhe këtë herë në shënjestër të Toni Kros, mesfushorit të Real Madrid-it, përfundon… fanella e “Los Blancos”. Ajo me jakë.

 

“Këtë sezon kemi një jakë në fanellë. Një bluzë polo nuk është një bluzë futbolli. Kjo i drejtohet të gjitha markave: është mut! Jakat në fanellat të futbollit nuk janë të mira, janë të parehatshme. Dhe pastaj ka edhe kopsat lart,” tha hapur gjermani.

Megjithatë, Kroos tha gjithashtu se cila është fanella e tij e preferuar e të gjitha kohërave dhe shpjegoi se është ajo e sezonit 2019-2020:

 

“Është padyshim fanella më e bukur me të cilën kam luajtur”. E vërteta është se gjatë vitit i thashë vetes: ‘Duhet të fitojmë diçka. Nëse nuk e bëjmë, është turp dhe mungesë respekti për fanellën”, ka kujtuar mesfushori gjerman.

 

“Falë Zotit ne arritëm ta fitonim kampionatin atë vit. Ndonjëherë, as nuk doja ta ndryshoja. Doja ta çoja në shtëpi, edhe pse tashmë kisha 60 palë, sepse e dija që në një moment do të ma merrnin,” tha në fund gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button