Tornadot në Gjermani, dhjetëra të lënduar

Mbi 40 persona janë lënduar në Gjermani si pasojë e tornadove që kanë goditur këtë shtet. Shërbimet e motit në Gjermani kanë konfirmuar se tri tornado kanë goditur landin North Rhine Westphalia. Sipas tyre, tornadot janë regjistruar në Paderborn, Lippstadt dhe Lutmarsen, shkruan Alsat.

Policia ka thënë se është raportuar për dëme të mëdha në banesa dhe zona komerciale. Sipas këtij institucioni, shumë kulme shtëpish janë shkatërruar dhe ka shumë drunj të shkulur nga toka. Erërat e fuqishme janë raportuar edhe në pjesë tjera të Gjermanisë, duke përfshirë Bavarinë. Edhe Republika Çeke ka raportuar për dëme të konsiderueshme si pasojë e erërave të fuqishme. Sipas shërbimeve të motit në këtë shtet, shpejtësia e erërave ka shkuar në 130 kilometra në orë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button