Totenhami gati të rikthejë “tradhëtarin” nëse largohet Antonio Konte?

Maurisio Poketinjo mund të rikthehet në stolin e Totenhamit sezonin e ardhshëm. Trajneri argjentinas duket se është në “pole” për të marrë detyrën që ka mbajtur te Spurs për 5 sezone me radhë, para se të largohej të PSZH, ku nuk pati shumë sukses.

Sipas “The Times”, drejtuesit e klubit londinez po mendojnë për Poketinjon për stolin në rast se Antonio Konte nuk do të qëndrojë. Trajneri italian është i pavendosur për të ardhmen te Totenhamit, si për shkak të shëndetit ashtu dhe largisisë nga vendlindja, ndërkohë që kontrata skadon në fund të sezonit.

Mediat britanike shkruajnë se klubi ka patur një kontakt me trajnerin argjentinas, që te Totenhami ka lënë kujtime të mira, por u largua papritur për t’u transferuar te PSZH. Shumë për të ardhmen e Konte do të vendosë ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit.

LEXO EDHE:

Back to top button