Trabzonspori nuk konkuron dot Milanin…. për Alioskin

Sipas mediave në Turqi, Trabzonspori ka shfaqur interesim për angazhimin e Ezgjan Alioskit, mirëpo në bisedat e para është futur fuqimisht edhe nënkampioni i Italisë, skuadra e Milanit. Sipas mediave në Turqi (Haber61.net) skuadra turke ishte interesuar për futbollistin shqiptarë, që do të ishte një zëvëndësim ideal në rast të largimit të Marlon Ksavierit.

Mirëpo duke parë ndërhyrjen e gjigantit Italian në këtë marrëveshje, skuadra turke ka humbur shpresat se mund konkurojë gjigantin Italian dhe të angazhojë Alioskin.

Sipas mediave turke, në rast se tërhiqet Milani nga marrëveshja me Alioskin, atëherë hapet rruga për Trabzonsporin që të futet në garë për firmën e reprezentuesin e Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button