Tragjedia në Koçan / Edhe një pacient kthehet në vend, 2 të tjerë mbeten në gjendje kritike
Tragjedia në Koçan / Edhe një pacient kthehet në vend, 2 të tjerë mbeten në gjendje kritike

Një pacient i cili po trajtohet jashtë vendit për shkak të lëndimeve të marra nga zjarri që shpërtheu në diskotekën Puls në Koçan do të kthehet sot në vend. Ndërsa numri i pacientëve që mbeten për trajtim jashtë vendit mbetet rreth 45. Në gjendje kritike janë dy pacientë, ndërsa një prej tyre është pak më mirë se ditët e kaluara, por përsëri mbetet kritik. Ndërsa në klinikat e vendit po trajtohen rreth pesë pacientë. Një ditë më parë ministri i shëndetësisë, Arben Taravari tha se janë duke u përgatitur për kthimin e pacientëve të cilët ndodhen jashtë vendit të cilëve ju duhet kohë më e gjatë e rehabilitimit, madje 20 prej tyre do të ju nevojitet dy vite deri sa të shërohen plotësisht. /Alsat.mk