Trajneri i Milanit mbeti pa medaljen e artë, por…

Euforia e madhe që mbretëroi në stadiumin e Sasuolos për festimin e kampionatit të Milanit, të cilën “rossonerët” e konfirmuan me fitoren 3-0, la pa medalje tw artë trajnerin Stefano Pioli.

Strategut i Milanit mbeti pa medalje, e cila është e para e këtij lloji për strategun 56-vjeçar dhe për Milanin, trofeu i parë në elitën italiane pas një pauze prej 11 vite.

“Më vodhën medaljen e kampionatit, dikush ma grisi nga qafa në turmë. Jam i zhgënjyer dhe do të doja të ma kthenin”, tha Pioli.

 

Seria A iu përgjigj menjëherë kërkesës së tij.

 

“Zoti Pioli, nesër do t’ju japim sërish një medalje të artë”, shkruan Seria A në Tuiter.

LEXO EDHE:

Back to top button