Transparency International: Vitin e kaluar janë zbatuar vetëm 10 për qind e aktiviteteve për luftën kundër korrupsionit

Transparency International: Vitin e kaluar janë zbatuar vetëm 10 për qind e aktiviteteve për luftën kundër korrupsionit

Vetëm dhjetë për qind e aktiviteteve të parapara në Strategjinë kombëtare për luftë kundër korrupsionit, janë zbatuar në vitin 2022, thuhet në barometrin e korrupsionit për muajin prill 2023, që e ka realizuar “Transparency International – Maqedoni”, në kuadër të projektit “Bistro-Matno”.

Në raport përmendet se arsye për këtë realizim të ulët të aktiviteteve, sipas kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, është përkushtimi i dobët i institucioneve.

“Vitin e kaluar janë kryer vetëm dhjetë për qind e aktiviteteve të parapara në Strategjinë katërvjeçare për luftën kundër korrupsionit. Shkak për këtë zbatim të ulët të strategjisë kombëtare, sipas kryetares së parë të KSHPK-së, Biljana Ivanovska, është përkushtimi i dobët i institucioneve, ndërrimet e shpeshta të ministrave, administrata partiake”, thuhet në raportin e “Transparency International”.

Në pjesën e ngjarjeve “të turbullta” në prill të këtij viti, përmendet vepra e Sasho Mijallkovit në rastin “Titanik 2” e cila është vjetërsuar, ndërsa sipas TI arsye është joefikasiteti i gjyqësorit.

Nga TI potencojnë edhe Raportin revizor të MEPSO-s për vitin 2021, i cili, siç thonë, është me parregullsi të mëdha.

Është përmendur edhe shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, si dhe reagimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë ndaj qëndrimit të prokurores Lençe Ristovska. /MIA

LEXO EDHE:

Back to top button