Transplantimi i tretë i zemrës në vend është kryer me sukses, njofton Filipçe

Me sukses është kryer transplantimi i tretë i zemrës në vendin tonë, informon ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Alsat.

“Ka filluar të rrah zemra e re e 39-vjeçares, të cilës mëngjesin e sotëm i është kryer transplant i zemrës. Operacioni i vështirë ka zgjatur pesë orë. Pacientit i dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ministri Filipçe.

Filipçe mëngjesin e sotëm njoftoi theksoi se tashmë janë realizuar transplantimet e dy veshkave nga një pacient i vdekur, familja e të cilit është dakorduar që organet të dhurohen për transplant..

“Mëngjesin e sotëm në orën 6:33 filloi procesi për transplantimin e tretë të zemrës në historinë e vendit tonë. Dy pacientë kanë bërë transplantim të veshkave. Mbrëmë vonë, së bashku me kolegët e mi, koordinatorin kombëtar për transplantim, Dr. Maja Mojsova Mijovska si dhe me ekipin e kardiokirurgëve prof. Dr. Sashko Jovev, akademik Zan Mitrev, Dr. Marjan Sokarovski, Dr. Vasil Papestiev, Dr. Tanja Angjusheva bëmë përgatitjet për transplantimin e zemrës dhe veshkave nga një dhurues i vdekur familja e të cilit pranoi të dhuronte organet e pacientit”, ka shkruar Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button