Transporti publik, përplasje LSDM-VMRO

Transporti publik, përplasje LSDM-VMRO

GAZETARE: EVI SHKOPI
Akuzat mes partive politike për gjendjen financiare të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik  vazhduan edhe sot. VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, shkruan Alsat.

“03:40Përderisa LSD-ja, drejtori i NQP-së nga LSD-ja dhe Arsovska po e hedhin fajin, qyteti po zhytet në borxhe. E gjithë situata i ngjan një teatri në të cilin Arsovska profilizohet si dorë e zgjatur e LSD-së, ndërsa punëtorët vuajnë dhe ndodh rrënimi i të gjitha ndërmarrjeve publike. Fakt është se Danela Arsovska është fajtore për kaosin në qytet dhe për këtë duhet të japë dorëheqje, pos asaj që qeveria e paaftë a ka borxh NQP-së, borxh  ka edhe Arsovska”.tha Marija Miteva- VMRO-DPMNE.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit po kritikohet dhe akuzohet edhe nga partia maqedonase në pushtet. Nga LSDM-ja thonë se fajtorë për kolapsin, borxhet e mëdha, vonesat e pagave dhe pezullimi i transportit publik janë VMRO-DPMNE, Mickoski dhe Arsovska.

“ 00:17 Për vetëm një vit  VMRO-DPMNE ka shkaktuar kolaps të plotë të Qytetit dhe Ndërmarrjeve Publike nën kompetenca të tij.. Për shkak të interesave biznesore, qytetarët e Shkupit mbetën pa funksionet themelore. 00:44 Kane mbetur pa përgjigje pyetjet për borxhet milionëshe të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, që janë krijuar ne vitet e kaluara. Gjendja nuk është e mirë as në ndërmarrjet tjera.”, deklaroi Nikolla Belimov-LSDM.

Të enjten disa nga autobusët e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik nuk dolën nga parkingu dhe disa të tjerë u parkuan para Qeverisë, si shenjë revolte e të punësuarve që nuk kishin marrë rrogën e shtatorit edhe pse afati i fundit me ligj është data 15. Të punësuarit protestuan para objektit të NQP-së, sepse siç thanë parat e tyre duhet t’i lëshojë punëdhënësi, ndërsa sekretari i Qytetit të Shkupit dhe Drejtori i ndërmarrjes protestuan para Qeverisë. Nga Qyteti i Shkupit kërkuan që ekzekutivi dhe komunat të shlyejnë borxhet ndaj kësaj ndërmarrje, që e njëjta të funksionojë normalisht. NQP është një nga ndërmarrjet publike me borxh më të madh.\Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button