Transportuesit privat pas takimit me Arsovskën: Shumë shpejt do të kthehemi në rrugët e Shkupit

Transportuesit privat pas takimit me Arsovskën: Shumë shpejt do të kthehemi në rrugët e Shkupit

Transportuesit privat pas takimit me kryetaren e Qytetit të Shkupit deklaruan se takimi me Arsovskën ka kaluar në atmosferë shumë pozitive dhe se së shpejti mund të kthehen nëpër rrugët e Shkupit.

“E rëndësishme është se shumë shpejtë do të kthehemi në rrugët e Shkupit dhe t’ju shërbejmë qytetarëve dhe se bllokada nuk do të ketë”, tha Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privat.

Zafirovski më tej tha se të enjten do të realizojnë edhe një takim me Arsovskën.

“Zyrtarisht nuk ka ndonjë marrëveshje ne do të takohemi me kolegët do të koordinohemi do t’ju japim detaje nga ky takim dhe do ti precizojmë të gjitha punët. Megjithatë gjithçka është pozitive. Qyteti i Shkupit nuk ka borxh ndaj transportuesve privat, por NQP-Shkupi ka borxh ndaj neve”, tha Zafirovski.

LEXO EDHE:

Back to top button