Transportuesit privatë së shpejti mund të kthehen në rrugët e Shkupit

Transportuesit privatë së shpejti mund të kthehen në rrugët e Shkupit

Gazetar: Mefail Ismaili

Qyteti i Shkupit do të publikojë thirrje të reja për transportuesit privatë, që të paraqiten dhe të kthehen në punë. Nga Qyteti nuk japin shumë detaje por thonë se thirrja është harmonizuar me trupin e ri koordinues të transportuesve privat.

“Në ditët në vijim do të publikohet thirrje e re publike, e përbërë në bashkëpunim me trupin e ri koordinues të transportuesve. Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë lloj borxhi ndaj transportuesve privatë, ndërsa NQP Shkup, kërkesat vijuese do t’i paguaj në pajtueshmëri me dinamikën e konstatuar në marrëveshjet e lidhura”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Transportuesit privatë thonë se presin që së shpejti të ketë takim të ri me përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit. Shpresojnë për kthim të shpejt në punë.

“Presim brenda javës që do të ketë takim dhe shpresojmë se do të ketë zgjidhje sa më shpejtë… Po është e vërtetë se edhe ne jemi në gjendje të pa lakmueshme, gjithashtu edhe Qytetarët janë duke pritur nëpër stacione, nuk kanë transport adekuat ashtu siç duhet të ketë. Kemi shpresa se për një kohë të shkurtër do të mund të kthehemi në rrugët e Qytetit të Shkupit”, tha Hisen Alili, Transportuesit privatë.

Derisa nuk ka marrëveshje përfundimtare, në stacionet e autobusëve në kryeqytet vazhdon kaosi dhe pritja e gjatë e qytetarëve.

“Vallahi bën vaki gjysmë ore, nuk ka… Nuk ecin me orare por ecin si të duan”.

“Ti lëshonin privatët ndoshta do të qetësohej pak. Se di se si… A prisni gjatë kohë a ka kaos? Po presim kohë të gjatë edhe kaosi është i madh, si do të hipi, 57-ta katastrofë por edhe tjerat. Me 50-ën shkojnë për në spital nuk mund të hipin njerëzit ky është problem. Ka pleq, invalid, të sëmurë. Më habit mua kjo pse kështu. Duhet të zgjidhet. Nuk e di pushteti disi nuk është i interesuar për ne privat që shkojmë, a ata nuk e kanë gajle sepse ata kanë vetura për vete, ndërsa për ne nuk ka vetura”.

“Nga gjysmë ore, 40 minuta. jo bash në kohë… Po kemi vërejtje ama përsëri nuk na arsyetojnë”.

“Shumë më gjatë pritet, por ky cirk vetëm këtu mund të jetë në Maqedoni… si nuk ka kaos, prej kur u tërhoqën autobusët privat kallaballëk sa të duash”.

“Po ja tani pres ka shumë kaos dhe nuk janë shoferët shumë nikoqir me udhëtarët. Nuk ndalojnë nëpër stacione, ndalojnë më larg stacioneve”.

Rreth tre javë më parë, kryetarja e Qytetit të Shkupit i pranoi për herë të parë në takim transportuesit privatë. Pas takimit transportuesit thanë se nga Qyteti u është ofruar mundësi për zgjidhjen e problemit me ta, i cili parashikon që Ndërmarrja për Qarkullim tu paguaj gradualisht borxhin e mbetur, ndërsa do të gjendet edhe metodë sa më e shpejtë për kthim në punë të autobusëve privat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button