Transportuesit protestuan sot para zyrave të BE-së në Shkup

Gazetare: Amila Rashiti

Transportuesit profesionistë parkuan automjetet e tyre para Delegacionit të Bashkimit Evropian. Ata kundërshtojnë kufizimin e qëndrimit të tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Thonë se rregulli për qëndrim 90 ditor në 180 ditë po ua vështirëson punën shoferëve profesionistë.

Ne partnerët kryesorë të cilët i marim kontratat për transport janë të Bashkimit Evropian dhe duket si e pa logjikshme tani të na bëjnë kështu barriera, të na bëjnë probleme dhe pengesa, thjeshtë është e pa logjikshme. Partnerët mbi 80 % i kemi të Bashkimit Evropian domethënë ngarkojmë mall për ta edhe në drejtim të eksportit edhe importit“, deklaroi Senat Idrizi, Shofer.

“Të drejtat për shoferat tonë janë të kufizuara, ata vozitësit tonë që vozisin në Evropë llogariten, jo si turistë por me një formë ata na llogarisin neve si emigrant, domethënë ne bëjmë punë profesionale të certifikuar në të gjitha sferat se si duhet të jetë i certifikuar një vozitës“, tha Menur Ilazi, Shofer.

“Po protestojmë para misioneve të Bashkimit Evropian, pasi nga nesër fillon shtatori, një fillim i ri. Megjithatë, duhet t’u kujtojmë pak Bahkimit Evropian se në janar premtuan se do të ndërmarrin veprime për problemin me të cilin përballen transportuesit, por për fat të keq, tashmë kanë kaluar shtatë muaj dhe asgjë nuk është ndërmarrë për ta zgjidhur këtë problem”, theksoi Biljana Muratovka, Makam – Trans.

Prej muajsh transportuesit e vendeve jo anëtare të BE-së kanë ngritur zërin, madje edhe duke bllokuar pikat kufitare. Atyre iu premtua zgjidhje, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Nëse nuk arrihet zgjidhje për moskufizimin e qëndrimit të shoferëve në zonën Shengen, paralajmërohet protestë në pikat kufitare duke filluar nga 14 shtatori./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button