Trazira në Itali, manifestuesit kërkojnë lirimin e ish-terroristit

Trazira në Itali, manifestuesit kërkojnë lirimin e ish-terroristit

Disa qindra persona, anëtarë të një lëvizjeje anarkiste, morën pjesë në një protestë të paautorizuar në qendër të Romës.

Protestuesit kërkonin heqjen e regjimit të ashpër të burgimit, 41-bis, për të gjithë të dënuarit, por kryesisht për Alfredo Cospito, një ish-lider i anarkistëve, që ndodhet në grevë urie prej më shumë se 100 ditësh.

Disa nga protestuesit u ndaluan nga policia në kryeqytetin italian, teksa marshonin në mbështetje të 55-vjeçarit dhe u shoqëruan në komisariatin më të afërt për t’u identifikuar.

Në fakt, gjatë pasdites së të shtunës, manifestuesit u përpoqën të ngrinin barrikada dhe goditën me shishe qelqi forcat e rendit, të cilat reaguan për t’i zmbrapsur.

Alfredo Cospito, që po shlyen një dënim 30-vjeçar për dy sulme terroriste, i dërgoi më herët një letër autoritetit të burgjeve, në të cilën shprehte vullnetin e tij që të mos ushqehej edhe nëse kushtet e tij do të përkeqësoheshin aq sa të humbiste ndjenjat.

Regjimi i ashpër i burgimit 41-bis, në Itali, rezervohet kryesisht për bosët e rrezikshëm të mafies./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button