Tre klube angleze pas mesfushorit ofenziv të Atletiko Madridit

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Janik Karasko ka zgjuar interesim të madh te klubet nga Premier Liga e Anglisë. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, skuadrat e mirënjohura si Man. Junajted, Çellsi dhe Totenham janë të gjithë në kontakt me “Los Cholchoneros” për reprezentuesin belg.

Mesfushori ofenziv, ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij në skuadrën e Atletikos dhe klauzola e tij e blerjes është vendosur në 60 milionë euro.

Skuadra spanjolle është i prirur të hapë bisedimet me lojtarin në lidhje me një kontratë të re, pasi trajneri Diego Simeone besohet se dëshiron ta mbajë atë. Anësori ka qenë në klub për pesë vjet e gjysmë gjithsej, me një periudhë të shkurtër në Kinë në mes të dy qëndrimeve me gjigantët spanjollë. Fillimisht ai arriti nga Monako në vitin 2015, u largua në atë 2018, për t’u rikthyer dy vjet më vonë.

LEXO EDHE:

Back to top button