Tre ndeshje të javës së 28 gjatë ditës së shtunë, FC Shkupi sfidon Pelisterin

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Për shkak të sfidave të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, në të cilën bëjnë pjesë edhe 3 skuadra nga Liga e Parë, 3 nga 6 ndeshjet e planifikuara do të zhvillohen gjatë ditë së shtunë.

Lideri aktual, FC Shkupi do të jetë në rolin e skuadrës mysafire në përballjen e planifikuar në Manastir, kundër Pelisterit, ndërsa Struga Trim Lum, do të sfidojë Borecin në Veles. Një sfidë jashtëzakonisht interesante do të jetë ajo në mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Rabotniçkit.

Të dielën do të zhvillohen 3 sfidat e tjera të javës së 28-të. Skuadra e Shkëndijës, në transfertë, takohet me Bregallnicën, ndërsa Renova mirëpret Akademia Pandevin në Tetovë. Ndërkohë Skopje në terrenin vendas takohet me Tikveshin. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 16.00.

Liga e Parë – Java e 28

Pelisteri – FC Shkupi

Boreci – Struga Trim Lum

Makedonija Gj.P. – Rabotniçki

Bregallnica – Shkëndija

Renova – Akad. Pandev

Skopje – Tikveshi

 

LEXO EDHE:

Back to top button