Tre skuadra nga Premier Liga në garë për mesfushorin kampion bote

Futbollisti 23-vjeçar që luan në Premier Ligë me skuadrën e Brajtonit, pas triumfit në Katar, tërhoqi vëmendjen e mjaft skuadrave big në Angli dhe Spanjë. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, për Mek Alisterin janë interesuar ekipet e Arsenalit, Atletiko Madridit dhe Totenhamit. Mësohet se dy ekipet e para janë në “pole” për të marrë mesfushorin, ndërkohë që disi më pas ndodhen Totenham Spurs.

Skuadrat i interesuara po ushtrojnë presion për ta mbyllur marrëveshjen me kampionin e botës që në merkaton e janarit, ndërkohë që kontrata e Mek Alisterit skadon në verën e vitit 2025. Të gjithë e konsiderojnë mesfushorin si një lojtar që sakrifikohet për skuadrën, siç u pa edhe në Botëror. Mesfushori luan që në vitin 2019 me Brajtonin dhe në 86 ndeshje ka realizuar 13 gola.

Vlera e tij në merkato është rritur ndjeshëm pas Botërorit, duke shkuar deri në 35 milionë euro, andaj ekipet që duan ta blejnë, synojnë të afrojnë lojtarë të tjerë në shkëmbim për ta mbyllur marrëveshjen me Brajtonin.

LEXO EDHE:

Back to top button