Tri klube italiane interesohen për Granit Xhakën

Tri klube italiane interesohen për Granit Xhakën

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Premier Liga në Serie-A.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizua, por skuadra e drejtuar nga portugezi Jose Mourinho vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.

Sipas mediumit anglez “The Times”, “Giallorossët” po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha.

Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese.

LEXO EDHE:

Back to top button