Trstena dhe Georgievski, shpalosën medaljet olimpike

Fituesi i dy medaljeve olimpike, Shaban Trstena, ishte nikoqir i Dejan Goergievskit, atletit të fundit nga Maqedonia, i cili arkëtoi medaljen e argjendit në taekvondo, në Lojrat Olimpike në Tokio. Me këtë rast, u shpalosën 3 medaljet olimpike, të cilat janë arkëtuar në Lojrat Olimpike.Fillimisht në Los Anxhelos në vitin 1984 pastaj në Seul të vitit 1988, ndërsa e fundit ishte nga Tokio të vitit 2021.

Në prani të trajnerit të Georgievskit, Darko Kostovski, kampioni olimpik, Shaban Trstena, përpos këshillave, potencoi se Dejan Georgievski mund të jetë sportisti i parë nga Maqedonia, i cili në shekullin e 21-të mund të arkëtojë medaljen e artë olimpike.

Në anën tjetër, Georgievski me trajnerin e ri, premtuan se do të bëjnë çmos që të sjellin medaljen e artë olimpike nga Lojrat e ardhshme olimpike “Paris 2024”.

LEXO EDHE:

Back to top button