Trump bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë pas takimit me Zelensky në Paris

Lidhur me deklaratën e Trump, Zelensky komentoi se paqja nuk është thjesht një copë letër, por duhen garanci.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump sot bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund “çmendurisë” vetëm disa orë pas takimit me Zelensky në Paris, raporton Reuters. 

“Unë e njoh mirë Vladimirin. Kjo është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota po pret!”, ka njoftuar Trump në rrjetin social “Truth Social”, duke iu referuar presidentit rus Putin.
Lidhur me deklaratën e Trump, Zelensky komentoi se paqja nuk është thjesht një copë letër, por duhen garanci.
“Kur flasim për paqe efektive me Rusinë, para së gjithash duhet të flasim për garanci efektive të paqes.” Ukrainasit duan paqen më shumë se kushdo tjetër. Një luftë nuk mund të përfundojë thjesht me një copë letër dhe disa nënshkrime. Armëpushimi pa garanci mund të ndizet sërish në çdo moment, siç ka bërë tashmë Putini”, shkroi Zelensky në X.

LEXO EDHE:

Back to top button