Trump: Është koha për të shkuar në shtëpi
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përmes një video i bëri thirrje mbështetësve të tij “të shkojnë në shtëpi tani” dhe bëri thirrje të për “të respektuar njerëzit, ligjin dhe rendin”. Trump, në mesazh drejtuar mbështetësve, tha se “është koha për të shkuar në shtëpi”.
“Unë e di dhimbjen tuaj. Unë e di lëndimin tuaj”, tha Trump, duke pretenduar në mënyrë të rreme se zgjedhjet janë “vjedhur”.
“Të gjithë e dinë. Sidomos ana tjetër. Por, ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Na duhet të kemi paqe. Na duhet të kemi ligj dhe rend”, tha ai.
Të mërkurën, më 6 janar, mbështetës të presidentit aktual, Trump hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, teksa aty po mbahej një mbledhje ku do të certifikohej fitorja e Bidenit.
Pas kësaj, seanca shkoi në pauzë dhe disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.