Trump, i paaftë të drejtojë SHBA-të – ALSAT-M


Kamala Harris ka pranuar nominimin nga Joe Biden si kandidate për Zv.Presidente të SHBA-ve duke theksuar gjatë konventës së grave demokrate se amerikanët meritojnë më tepër dhe ata do ta bëjnë këtë, raporton abcnews.al.

Gjatë fjalimit të saj, Harris akuzoi Presidentin Trump për paaftësi në lidership, gjë të cilën sipas saj tani po e vuan i gjithë vendi, raporton BBC.

Duke u ndalur tek kriza e koronavirusit, Harris tha se SHBA-të tani janë në kulmin e infeksionit dhe kjo ka ndodhur për shkak të politikave të pamjaftueshme mbrojtëse.

“Ne duhet të zgjedhim një president që mund të bëjë diçka më mirë, diçka ndryshe dhe të bëjë gjëra të rendësishme”, tha Harris.

Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA ka nisur tashmë, po ashtu edhe akuzat ndaj njeri-tjetrit.

LEXO EDHE:

Back to top button