Truss dhe Sunak kaluan në raundin e fundit të garës për pasuesin e Boris Johnsonit

Truss dhe Sunak kaluan në raundin e fundit të garës për pasuesin e Boris Johnsonit

Rezultatet e raundit përfundimtar të votimeve të deputetëve në zgjedhjet e lidershipit konservator janë shpallur nga kryetari i komitetit 1922, Sir Graham Brady.

Rishi Shunak, kancelari i Thesarit, ka siguruar më së shumti vota në krahasim me dy kandidatë të tjerë për kreun e partisë që udhëheq me qeverinë britanike. Ai ka fituar 137 vota.

E dyta është renditur Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, e cila ka marrë besimin e 113 deputetëve.

Penny Mordaunt është eliminuar prej garës pasi ka marrë më së paku vota, gjegjësisht 105 sosh, raporton bbc.

Fituesi do të shpallet të hënën më 5 shtator pas një votimi me postë të 160 mijë anëtarëve të partisë konservatore.

Kujtojmë se fituesi do të merr edhe drejtimin e qeverisë pasi javë më parë ka dhënë dorëheqje Boris Johnson.

Ndryshe, dy kandidatët e fundit kanë rënë dakord të marrin pjesë në një debat kokë më kokë të hënën më 25 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button