Tupançevski: Ndoshta nevojitet kriter shtesë në procedurën për zgjedhjen e Prokurorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Tupançevski: Ndoshta nevojitet kriter shtesë në procedurën për zgjedhjen e Prokurorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski në kuadër të emisionit të sontëm “360 Gradë”, tha se i mbetet kohës të dëshmoj nëse modeli për zgjedhjen e prokurorit të ri për krim të organizuar dhe korrupsion është adekuat, edhe pse sipas tij ndoshta duhej të kishte kritere shtesë.

“Koha do të jetë test për atë se vallë është zgjedhur modeli i vërtetë. Pajtohem se ka shumë modalitete në këtë model. Thatë se ekziston mundësia e raundit të dytë, cenuesi të përcaktoj edhe kritere të tjera…ky është momenti të cilin momentalisht e kemi. A duhet të korrigjohet, në rast se më pyesni mua, ndoshta mund të shtohen edhe disa kritere lidhur me procedurën e zgjedhjes”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë, /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button