Turistët e huaj rrezikojnë jetën duke eksploruar malet shqiptare

Turistët e huaj rrezikojnë jetën duke eksploruar malet shqiptare

Një turist francez ka rrezikuar jetën, në tentativë për të eksploruar bukuritë e vendit tonë.

Rreth orës 12.30, në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat, duke eksploruar zonën, turisti ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ai është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Kujtojmë që një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku dy turistë nga Gjermania ishin duke vizituar zonën e Thethit dhe Valbonës.

Ata humbën rrugën dhe ranë në humnerë, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën.

30 vjeçari me inicialet D.J. ishte duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë ku ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë, duke humbur jetën. 29 vjeçarja që e shoqëronte atë, ndodhet në spital.

Para një jave dy turistë polakë u aksidentuan për vdekje në Shkodër, pasi mjeti me të cilin udhëtonin

Tashmë këto nuk janë incidente të panjohura, pasi ndodhin çdo vit, por ende nuk merret një masë për ndalimin e tyre, ose për t’iu ardhur në ndihmë turistëve që të orientohen si duhet dhe mos bien pre e aksidenteve.

LEXO EDHE:

Back to top button