Turkyilmaz: Portugalia të ketë kujdes, Zvicra është shumë e fortë

Në një intervistë, legjenda e kombëtares së Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz, ka diskutuar rreth kombëtares së tij të Zvicrës dhe ndeshjen me Portugalinë që do të ndeshen në çerekfinale.

 

“E kam shijuar shumë ndeshjen ndaj Serbisë, ata ishin të mrekullueshëm, si gjithmonë ndaj tyre. U emocionova aq shumë, sa pasi mbaroi ndeshja, dërgova familjen në shtëpi dhe më pas dola rrugëve të festoja me tifozët e tjerë.

 

Pashë një Zvicër të guximshme, inteligjente që ndërmori rreziqe, gjë që tregon personalitet. Pavarësisht gabimeve trashanike në momentin e golave të pësuar, kurrë nuk e humbën kontrollin e lojës. Unë mendoj se Zvicra kalon në gjysmëfinale.

 

Xherdan Shaqiri?

Ai është Messi i Zvicrës. Ai i ka të gjitha liritë në fushën e lojës dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Të gjithë ndërtojnë një lojë të tillë që në fund topi të përfundojë në këmbët e tij.

 

Portugalia është në presion të madhë për këtë sfidë. Është një Portugali pa një Cristiano Ronaldo që dikur ishte një përbindësh. Portugalia do të luajë kundër një Zvicre që të ngjall terror dhe frikë, në kuptimin e mirë të fjalës.

 

Xhaka?

Ai duhet të ndalojë nervat e tij dhe të ndalojë provokimet. Unë e kuptoj që ai është kapiteni dhe ndaj një ndeshje me Serbinë situata kthehet në personale dhe jo futbollistike për të. Por, ai duhet të lejë trimërinë e tij jashtë fushës së lojës, ekipi ka nevojë për të në fushën e lojës pasi ai është një lider i vërtetë. Këtë gjë e kemi parë tek Arsenal, tifozeria e urrente, ndërsa tani ai është idhulli i tyre”, është shprehur legjenda e Zvicrës./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button