Turqi, dyshime për ndërtime jo cilësore, arrestohen 131 ndërtues

Autoritetet turke kanë filluar me arrestimet. Dyshimet për ndërtimet jo cilësore kanë bërë që policia turke t'u vërë prangat 131 kontraktuesve. Deri tani rezulton se numri i ndërtesave të rrënuara dhe të dëmtuara është mbi 29 mijë. Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë janë arrestuar për shkak të vjedhjeve nëpër bizneset që pas tërmeteve nuk ka kush t’i ruajë. TURQI, DYSHIME PËR NDËRTIME JO CILËSORE AUTORITETE TURKE KANË ARRESTUAR 131 NDËRTUES MBI 29 MIJË NDËRTESA TË DËMTUARA/RRËNUARA POLICIA PËRBALLET ME KRIMIN LOKAL DJETËRA PERSONA RË ARRESTUAR PËR VJEDHJE Evi 2 12.02.2023 (arrestimet per ndertimet, plackitjet) Dyshimet për ndërtime jo cilësore në Turqi kanë bërë që autoritetet atje të lëshojnë urdhër arresti për 131 persona. Zëvendës presidenti turk Fuat Oktay të shtunën vonë tha se personat në fjalë janë të dyshuar si përgjegjës për shembjen e ndërtesave. https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=JFZMxpbdrmo Ministri turk i Drejtësisë është zotuar të ndëshkojë këdo përgjegjës dhe prokurorët kanë filluar të mbledhin mostra ndërtesash për prova mbi materialet e përdorura në ndërtime. Tërmetet ishin të fuqishëm, por ekspertët dhe njerëzit në të gjithë Turqinë fajësojnë ndërtimet e këqija për shumëfishimin e shkatërrimeve. Autoritetet arrestuan dy persona në provincën e Gaziantepit të dielën, të cilët dyshohet se kishin prerë kolonat për të krijuar hapësirë shtesë në një ndërtesë që u shemb. Ministri i Mjedisit Murat Kurum tha se bazuar në vlerësimin e më shumë se 170,000 ndërtesave, 24,921 struktura në të gjithë rajonin janë shembur ose janë dëmtuar rëndë. Atmosferë (ndonje kur rrezohen ndërtesa) Një kontraktor ndërtimi u arrestua nga autoritetet ditë më parë në aeroportin e Stambollit para se të mund të hipte në një fluturim jashtë vendit. Ai ishte kontraktori i një ndërtese luksoze 12-katëshe në qytetin historik të Antakiajs, në provincën Hataj, shembja e së cilës la një numër të pallogaritshëm të vdekurish. https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=AzmIcT8F4kQ Ndërkohë që autoritete po përpiqen të hetojnë krimin eventual të kryer para tërmetit, policia po përballet me lulëzim të krimit edhe nëpër rrugët e zonave me të dëmtuara nga katastrofa natyrore. Uniformat e rendit kanë arrestuar dhjetëra persona të cilët janë përpjekur të vjedhin nëpër biznese të caktuara. https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=MQ1o23ëHBUI Atmosfere 00:09 Në një video amatore të publikuar në mediat ndërkombëtare shihet se si një burrë largon nga një dyqan me pajisje teknologjike një grup personat duke u thënë që të marrin vetëm produkte jetike për ata dhe asgjë tjetër. Përgatiti: Evi Shkopi

Gazetare: Evi Shkopi

Dyshimet për ndërtime jo cilësore në Turqi kanë bërë që autoritetet atje të lëshojnë urdhër arresti për 131 persona. Zëvendës presidenti turk Fuat Oktay të shtunën vonë tha se personat në fjalë janë të dyshuar si përgjegjës për shembjen e ndërtesave.

Ministri turk i Drejtësisë është zotuar të ndëshkojë këdo përgjegjës dhe prokurorët kanë filluar të mbledhin mostra ndërtesash për prova mbi materialet e përdorura në ndërtime. Tërmetet ishin të fuqishëm, por ekspertët dhe njerëzit në të gjithë Turqinë fajësojnë ndërtimet e këqija për shumëfishimin e shkatërrimeve. Autoritetet arrestuan dy persona në provincën e Gaziantepit të dielën, të cilët dyshohet se kishin prerë kolonat për të krijuar hapësirë shtesë në një ndërtesë që u shemb. Ministri i Mjedisit Murat Kurum tha se bazuar në vlerësimin e më shumë se 170,000 ndërtesave, 24,921 struktura në të gjithë rajonin janë shembur ose janë dëmtuar rëndë.

Një kontraktor ndërtimi u arrestua nga autoritetet ditë më parë në aeroportin e Stambollit para se të mund të hipte në një fluturim jashtë vendit. Ai ishte kontraktori i një ndërtese luksoze 12-katëshe në qytetin historik të Antakiajs, në provincën Hataj, shembja e së cilës la një numër të pallogaritshëm të vdekurish.

Ndërkohë që autoritete po përpiqen të hetojnë krimin eventual të kryer para tërmetit, policia po përballet me lulëzim të krimit edhe nëpër rrugët e zonave me të dëmtuara nga katastrofa natyrore. Uniformat e rendit kanë arrestuar dhjetëra persona të cilët janë përpjekur të vjedhin nëpër biznese të caktuara. 

Në një video amatore të publikuar në mediat ndërkombëtare shihet se si një burrë largon nga një dyqan me pajisje teknologjike një grup personat duke u thënë  që të marrin vetëm produkte jetike për ata dhe asgjë tjetër./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button