Turqia, Irani dhe Rusia do të takohen për të diskutuar mbi Sirinë, thotë burimi turk
Turqia, Irani dhe Rusia do të takohen për të diskutuar mbi Sirinë, thotë burimi turk
Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Iranit dhe Rusisë do të takohen në Doha të shtunën për të diskutuar rreth avancimit të befasishëm të rebelëve në Siri, tha të premten një burim diplomatik turk.
Rebelët sirianë kanë avancuar shumë në fushën e betejës, dike i dhënë një goditje shkatërruese presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Pas vitesh të tëra në qetësi, rebelët pushtuan qytetin kryesor verior të Aleppos javën e kaluar përpara se të vazhdonin avancimin deri në jug në qendër të Hamës, duke marrë për herë të parë qytetin qendror strategjik, raporton Reuters.
Turqia, Rusia dhe Irani kanë mbajtur rregullisht bisedime mbi të ardhmen e Sirisë në një format trepalësh si pjesë e atij që njihet si procesi i paqes në Astana. Ndërsa Turqia anëtare e NATO-s mbështet opozitën politike dhe të armatosur, Rusia dhe Irani mbështesin Assadin.
Burimi tha se tre ministrat pritet të takohen në margjinat e Forumit të Dohas të shtunën në kuadër të procesit të Astanës, por nuk dhanë informacione të mëtejshme.
Të hënën, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, duke folur së bashku me homologun iranian Abbas Araqchi pas bisedimeve të tyre në Ankara, tha se do të bëhet një përpjekje e re për të ringjallur procesin e Astanës.
Që nga fillimi i konfliktit, Ankaraja i ka bërë thirrje Assadit që të angazhohet me popullin sirian për një zgjidhje politike. Ajo ka mohuar çdo përfshirje në operacionin e rebelëve dhe tha se nuk dëshiron të shohë një valë të re emigrantësh që shkon drejt kufijve të saj.