Tushel: Çellsi me shumë mungesa ndaj Liverpullit

Trajneri i Çellsit, Tomas Tushel, ka njoftuar se do të kenë disa mungesa për ndeshjen ndaj Liverpullit. “Të kuqtë”, do të mirëpres në “Anfield” më 4 mars skuadrën e Çellsit për ndeshjen e ardhshme në Premierligë. Ndërkohë, Tushel ka konfirmuar se Tiago Silva nuk është rikthyer në stërvitje dhe kësisoj nuk është i gatshëm. Ai gjithashtu shtoi se Tamy Abraham ka një problem të vogël dhe mund të mos paraqitet nga minuta e parë. Pas Liverpulit, ndeshja e ardhshme për Çelsin do të jetë ndaj Evertonit, kur mund të shohim edhe rikthimin e Silvas.

LEXO EDHE:

Back to top button