Twitter në SHBA u gjobit me 140 milionë euro për shitjen e të dhënave të përdoruesve

Twitter në SHBA duhet të paguajë një gjobë prej 140 milionë eurosh pasi zyrtarët e zbatimit të ligjit e akuzuan atë për përdorimin e paligjshëm të të dhënave të përdoruesve për të ndihmuar në shitjen e reklamave të synuara.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) dhe Departamenti i Drejtësisë thonë se Twitter ka shkelur një marrëveshje që kishte me rregullatorët, treguan dokumentet e gjykatës.

Twitter ishte zotuar të mos jepte informacione personale si numrat e telefonit dhe e-mail adresat për reklamuesit.

Hetuesit federalë thonë se kompania e medieve sociale ka thyer këto rregulla.

Twitter u gjobit me rreth 470 mijë euro në dhjetor të vitit 2020 për shkeljen e rregullave të privatësisë së të dhënave GDPR të Evropës.

FTC është një agjenci e pavarur e qeverisë amerikane, misioni i së cilës është zbatimi i ligjit anti-trust dhe promovimi i mbrojtjes së konsumatorëve.

Agjencia akuzon Twitter-in për shkeljen e një urdhri të FTC-së së vitit 2011 që e ndalonte në mënyrë eksplicite kompaninë të keqinterpretonte praktikat e saj të privatësisë dhe sigurisë.

LEXO EDHE:

Back to top button