Twitter nën hetim, në kompani janë gjetur shtretër për punonjësit

Twitter është nën hetim nga zyrtarët e qytetit të San Franciskos pas një ankese se kompania dyshohet se i ka kthyer zyrat në selinë e saj në dhoma gjumi. Hetimi zemëroi pronarin, Elon Musk.

Që nga e hëna, zyra ka “dhoma gjumi modeste me dyshekë, perde të thjeshta dhe monitorë gjigantë në sallën e konferencave” dhe katër deri në tetë shtretër për kat, thanë punonjësit për Forbes.

Ndryshimet duket se janë pjesë e planit të Musk për një “Twitter të ashpër” në të cilin ai u kërkon punëtorëve të punojnë “orë të gjata dhe me intensitet të lartë” pasi ai pushoi nga puna gati gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë.

Megjithatë, San Francisco Chronicle raportoi se kompania nuk kishte aplikuar për asnjë leje për të përdorur pjesë të ndërtesës për “qëllime banimi”.

Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko konfirmoi për disa media se po heton rastin pas marrjes së një ankese dhe planifikon të inspektojë selinë e kompanisë.

“Ne duhet të sigurohemi që ndërtesa të përdoret siç është menduar,” tha zëdhënësi i departamentit Patrick Hannan për The Washington Post.

Sipas tij, për ndërtesat e banimit ka kërkesa të ndryshme për kodin e ndërtimit, përfshirë ato që përdoren për banim afatshkurtër. Kjo, thotë ai, siguron që njerëzit të përdorin hapësirën në mënyrë të sigurt.

 

LEXO EDHE:

Back to top button