Twitteri tallet me Facebookun

Për disa orë, rrjeti social Facebook ka qenë jashtë sistemit të funksionimit. Kjo ka bërë që një pjesë e përdoruesve të kalojnë në Twitter, derisa ky i fundit ka shfrytëzuar momentin të tallet me Facebookun.

“Përshëndetje të gjithëve”, ka shkruar ironikisht Twitteri në një cicërimë. Kjo ka nxitur reagime të shumta qesharake, derisa në ‘debat’ është përfshirë edhe faqja e kompanisë së ushqimeve të shpejta, McDonald’s. Kësaj të fundit, Twitteri ia ka kërkuar 59.6 milionë ‘nuggets’, copëza mishi, për përdoruesit e saj.

E shpejtë ka qenë përgjigja e McDonald’s.

“Për këtu apo me vete”, ka shkruar ajo. Në cicërimën e Twitterit kanë reaguar edhe Whatsappi dhe Instagrami, kompani të Facebookut. “Përshëndetje”, ka shkruar Whatsappi, “përshëndetje dhe urime e hëna”, ka reaguar Instagrami.

Me Facebookun dhe Instagramin është tallur edhe një faqe e Parkut Nacional në SHBA. “Facebooku dhe Instagrami janë ende jashtë. Pra ne do të vazhdojmë të ‘cicërojmë’”, ka shkruar në Twitter, duke ia bashkangjitur një video me një zog duke cicëruar.

Në anën tjetër, për rënien e Facebookut, është dhënë një sqarim më vonë.

LEXO EDHE:

Back to top button