“U dha drejtësi për familjet e viktimave të 11 shtatorit”, reagon Obama

“U dha drejtësi për familjet e viktimave të 11 shtatorit”, reagon Obama

sh-presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka reaguar në lidhje me vrasjen e liderit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në Twiter, Obama është shprehur se vdekja e liderit të Al-Kaedës tregon se se është e mundur që terrorizmi të zhduket pa qenë në luftë në Afganistan.

Ndërkohë nuk la pa përmendur sulmin terrorist në kullat binjake të 11 shtatorit.

Obama tha se shpreson që vrasja e liderit të Al-Kaedës të sjellë paqe në familjet e viktimave të 11 shtatorit si edhe te njerëz të tjerë që kanë vuajtur nga duart e Al-Kaedës.

Zawahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Zawahiri po strehohej në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me familjen e tij, tha Biden, dhe u vra në atë që një zyrtar i lartë i administratës e përshkon si “një sulm ajror të përshtatur saktë”.

Sulmi me dron u krye në orën 21:48 lokale të shtunën u autorizua nga Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.

Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Grupi kryengritës islamik mori kontrollin mbi Afganistanin me 15 gusht pasi trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën dhe qeveria e mbështetur nga perëndimi në Kabul si dhe forcat e saj të sigurisë u rrënuan përballë sulmit taleban.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin në tetor të vitit 2001 dhe rrëzoi qeverinë e atëhershme talebane në Kabul, për ta ndëshkuar atë për strehimin e rrjetit terrorist al-Kaeda. Bin Laden dhe al-Zaëahiri i shpëtuan operacionit ushtarak ndërkombëtar. Forcat e posaçme amerikane më vonë gjetën dhe vranë Bin Ladenin thellë brenda Pakistanit fqinj, në maj të vitit 2011. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button