U godit dhjetëra herë me thikë, Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

U godit dhjetëra herë me thikë, Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

Shkrimtari Salman Rushdie akoma është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, vetëm dy ditë pasi është therur dhjetëra herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit derisa po mbante një fjalim në New York.

Në anën tjetër sulmuesi i tij është arrestuar dhe po akuzohet për tentimvrasje të shkallës së dytë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mjekët kanë bërë të ditur se Rushdie është hequr nga intubimi dhe se po mund të flasë, pavarësisht plagëve të shumta që ia shkaktoi Hadi Matar, 24-vjeç nga New Jersey.

Rushdie, me origjinë indiane, është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.

Autoritetet iraniane prej vitesh kishin urdhëruar vrasjen e tij për shkak të shkrimeve të shumta, e pas publikimit të lajmit se është therur me thikë, Teherani zyrtar ka njoftuar se duhet puthur dora personit që e ka sulmuar.

Ndryshe Rushdie prej vitesh ka qenë nën mbrojtjen e policisë, dhe ka jetuar me një identitet të rrejshëm që t’i shmang sulmet e mundshme.

LEXO EDHE:

Back to top button