U infektua me Covid-19, si është gjendja shëndetësore e Joe Biden

U infektua me Covid-19, si është gjendja shëndetësore e Joe Biden

Lajme të miravijnë për shëndetin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është infektuar me koronavirus.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për CNN, tha se Biden i cili u konfirmua pozitiv dje, “është mirë dhe ka ende simptoma të lehta të Covid-19”.

Ai tha se do të kontrollonte sërish gjendjen e presidentit të premten. “Simptomat janë në thelb të njëjta. Deri në orën 10.00. tha se ndihej mirë” , theksoi mjeku.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje, se “Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po shfaq simptoma të lehta, do të vazhdojë të punojë, por në izolim”.

Biden, 79 vjeç, presidenti më i vjetër që Shtetet e Bashkuara kanë pasur ndonjëherë  ka tre takime të planifikuara online të premten, sipas Shtëpisë së Bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button