U kap duke vjedhur në banesë teksa pronarët ishin me pushime, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

U kap duke vjedhur në banesë teksa pronarët ishin me pushime, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar 30-vjeçar pas një vjedhjeje në një apartament në Albaro, një zonë banimi në Genova.

Burri u ndalua nga oficerët e policisë pas një ndjekjeje në shkurret që të çonin në lagjen San Martino.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim.

Sipas asaj që u rikonstruktua, burri u ngjit në tarracën e një shtëpie në via Dodecaneso dhe pasi kishte thyer  grilat e dritares, hyri në shtëpi dhe më pas po kontrollonte në çdo dhomë.

Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, menjëherë telefonoi 112.

Agjentët mbërritën brenda pak minutash dhe panë dy burra që u hodhën nga tarraca dhe ikën drejt pyllit.

Policia vijoi t’i ndiqte mes shkurreve derisa shqiptari ra në pranga, ndërsa personi tjetër ende i paidentifikuar arriti të shpëtonte.

Burri tentoi të godiste policët, por u ndalua. Ai mbante një orë Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash.

LEXO EDHE:

Back to top button