U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash
U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash
Një burrë që u rrëmbye kur ishte 6 vjeç teksa luante në një park në Kaliforni në vitin 1951, është gjetur 7 dekada më vonë.
Siç raporton The Guardian, mbesa e Luis Armando Albino në Oakland, me ndihmën e policisë, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë gjeti xhaxhain e saj që jetonte në Bregun Lindor të SHBA-së.
Albino pa vëllain e tij të gjallë për herë të fundit para se ky i fundit të vdiste. Më 21 shkurt 1951, një grua pa Albinon në një park në West Oakland, ku ai po luante me vëllain e tij më të madh, dhe i premtoi se do t’i blinte karamele. Gruaja rrëmbeu djalin, duke e çuar në Bregun Lindor. Nëna e tij vdiq në vitin 2005, por nuk i humbi kurrë shpresat se djali i saj ishte gjallë. / Alsat.mk