U varros Papa Benedikti XVI

U varros Papa Benedikti XVI

Sot, në Vatikan është varrosur Papa Benedikti i XVI, i cili ka vdekur të shtunën, në moshën 95 vjeçare.

Ceremoninë e varrimit e ka udhëhequr Papa Françesku, i cili gjatë meshës tha: “Lavdërimi dhe lamtumirë përfundimtare”, duke i kërkuar Zotit “të ngushëllojë Kishën”.

Në ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit të XVI kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

Papa Benedikti i XVI ka ndërruar jetë të shtunën (31 dhjetor). Ai ka qenë njëri ndër teologët më të njohur në botë. Ai e ka udhëhequr kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur ka dhënë dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

LEXO EDHE:

Back to top button