U zgjodhën 18 prokurorë të rinj, mes tyre dhe djali i Talat Xhaferit

U zgjodhën 18 prokurorë të rinj, mes tyre dhe djali i Talat Xhaferit

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot e mbajti seancën e 80-të në të cilën, ishin zgjedhur 18 prokurorë publikë në 12 Prokurori Publike në mbarë vendin dhe një prokuror themelor publik në PTHP Shtip. Për prokuror themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike Shtip është zgjedhur kandidatja e vetme e regjistruar Tatjana Kacarova, gjegjësisht ushtruese e detyrës.

Këshilli i prokurorëve publikë zgjodhi gjithsej 18 prokurorë publikë të cilët do të marrin detyrën duke filluar nga muaji i ardhshëm në:

PTHP Manastir – Borçe Korunovski dhe Marija Çurlinovska, PTHP Veles – Aleksandra Stankovska, PTHP Gostivar – Ilir Jakupi, Barlet Xhaferi dhe Aleksandra Dimovska, PTHP Dibër – Anita Grazhdani Paçuku, PTHP Dellçevë – Suzana Boshnjakovska, PTHP Kërçovë – Albulena Abazi dhe Emrah Mihtaroski, PTHP Kumanovë – Samir Akifi, PTHP Ohër – Kristina Ilieska Atanasova, PTHP Prilep – Stevço Binovski, PTHP Sveti Nikollë – Darko Cvetanovski, PTHP Strugë – Ermira Musa-Nura dhe PTHP Tetovë – Ilir Abdurahmani, Nina Dimitrieska dhe Jetmir Bexheti.

LEXO EDHE:

Back to top button