UEFA: Armenia në Poloni, Azarbejxhani në Shqipëri
Lufta në mes Azarbejxhanit dhe Armenisë, detyroi Shtëpinë e Futbollit që të ndryshojë vendin e ndeshjes për disa takime të Ligës së Kombeve. Arenia duhej të takohet me Gjeorgjinë më 11 tetor në Jerevan, mirëpo ky duel do të zhvillohet në qytetin polak , Tihi.
Azarbejxhani duhej të ishte nikoqir në sfidën me Qipron më 13 tetor na Baku dhe UEFA ka vendosur që kjo përballje të zhvillohet në Shqipëri, në stadiumin në Elbasan.
Që të dy takimet do të zhvillohen pa tifozë. Në kohë të njëjtë UEFA solli vendim që të anulojë ndeshjet miqëore për të dy kombëtaret.