UEFA do t’i kompensojë tifozët për kaosin në finalen Liverpull – Real Madrid

Finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 mes Liverpull-it dhe Real Madridit ishte në qendër të shumë diskutimeve për organizimin e saj në Paris, gjë që detyroi shtyrjen e ndeshjes dhe tifozët e shumtë patën më shumë se një vështirësi për të hyrë në “Stade de France”, pavarësisht se kishin biletë të rregullt.

Përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare, UEFA zyrtarizoi rimbursimin e tifozëve që kishin blerë bileta dhe që u prekën më shumë nga vështirësitë për të hyrë në stadium, me disa që nuk mundën të hynin fare. Për më tepër, organi kryesor i futbollit evropian thotë se do të vendoset një shërbim i posaçëm rimbursimi për tifozët që u prekën më shumë kur hynë në “Stade de France” më 28 maj 2022.

Rimbursimet do të jenë të disponueshme për të gjithë tifozët me bileta për portat A, B, C, X, Y dhe Z, ku janë raportuar rrethanat më të vështira. Për më tepër, çdo tifoz që, sipas të dhënave të kontrollit të aksesit, nuk ka hyrë në stadium para orës 21:00 (ora e planifikuar e fillimit të finales), ose që nuk ka mundur të hyjë në stadium, do të ketë të drejtën e rimbursimit. Së fundi, UEFA do të ofrojë rimbursime për të gjithë tifozët që kanë blerë bileta aksesueshmërie së bashku me ata të shoqëruesve të tyre. Në dritën e këtyre kritereve, skema speciale e rimbursimit mbulon të gjitha biletat e akorduara nga Liverpool për finalen, pra 19.618 bileta.

“Kemi marrë parasysh një numër të madh opinionesh të shprehura publikisht dhe privatisht dhe besojmë se kemi krijuar një kuadër të plotë dhe të drejtë. Ne vlerësojmë kontributin e organizatave të tifozëve të Liverpool-it, “Spirit of Shankly” dhe Shoqatës së Tifozëve me Aftësi të Kufizuara të Liverpull-it, si dhe dialogun e hapur e transparent gjatë kësaj periudhe. Ne njohim përvojat negative të tifozëve atë ditë dhe sipas kësaj skeme do t’i rimbursojmë ata që kishin blerë bileta dhe u prekën më shumë nga vështirësitë për të hyrë në stadium,” tha mes tjerash sekretarii i përgjithshëm i UEFA-s, Theodor Theodoridis.

Kujtojmë gjithashtu fansat se, siç njoftoi Ambasada Franceze në Britaninë e Madhe, mbajtësit e biletave që janë viktima të krimeve të kryera në Paris mund të raportojnë rastin e tyre tek autoritetet përkatëse franceze.

LEXO EDHE:

Back to top button