UEFA nis hetimet ndaj Real Madridit, Barçelonës dhe Juventusit

Shtëpia e Futbollit Evropian, zyrtarisht ka filluar hetimet ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, për shkak të shkeljes së rregullores gjatë krijimit të Superligës Evropiane. Këto tre skuadrat janë të vetmet kundër UEFA-s dhe nuk kanë hjekur dorë nga krijimi i garës së re, që do të ishte e pavaruar nga Shtëpia e Futbollit Evropian.

“UEFA ka formuar komisionin etik dhe disiplinor, për hetimin special, që lidhet me shkelje të rregullores nga ana e Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, gjatë formimit të Superligës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e UEFA-s.

 

Pas hetimit do të merret vendim rreth dënimeve për këto skuadrat, ndërsa Federata Futbollistike e Italisë ka deklaruar se ekipet do të mund të zgjedhin në mes garimit në Seria A dhe Superligës Evropiane, që është një problem shtesë për Juventusin.

LEXO EDHE:

Back to top button